Kryeministri paralajmëron bizneset: Kush nuk jep kupon do të bllokohet!
Pas paralajmërimeve të forta që dha në takimin me administratën tatimore, kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim tjetër për bizneset.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri paralajmëroi se kush nuk jep kupon tatimor, nuk regjistron dhe nuk faturon do t’i mbyllet aktiviteti.
“STOP INFORMALITETIT. Prej thuajse një viti jemi përpjekur me qasjen sensibilizuese, informuese, këshilluese të biznesit në raport me detyrimet tatimore, duke minimizuar qasjen ndëshkimore. Tani boll me konkurencën e paligjshme dhe me hilerat në kurriz të konsumatorit! KOHA QE KUSH NUK JEP KUPON, NUK REGJISTRON DHE NUK FATURON TE BLLOKOHET LIGJERISHT” shkruan kryeministri Rama në rrjetet sociale.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.