Kryeministri shqiptar paralajmëron nga Ankaraja: Në Turqi, me Erdogan për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi
Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të Presidentit Erdogan. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri thotë se ndodhet atje “për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi mes dy qeverive dhe nënshkruar një sërë marrëveshjesh me rëndësi në kuadrin e partneritetit tonë strategjik”.
Ndërkohë, Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë njofton se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6 dhe 7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.