Kryeministria May paralajmëron dorëheqjen!
Në një takim me partinë e saj, May paralajmëroi se do të largohej nëse “marrëveshja e divorcit” që është negociuar me Bashkimin Europian do të miratohet nga parlamenti.
“Ne duhet të marrim marrëveshjen dhe të dorëzojmë Brexit. Unë jam e gatshme të largohem nga kjo punë më parë nga sa e kam planifikuar, vetëm për të bërë atë që është e drejtë për vendin dhe partinë tonë” tha kryeministria britanike sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e saj.Njoftimi vjen pasi deputetët diskutuan për mënyrat alternative të Brexit.
Britania duhej të largohej nga Bashkimi Europian më 29 mars, por iu dha një afat shtesë deri më 12 prill. Kjo pasi parlamenti kundërshtoi me shumicë dërmuese votash marrëveshjen e kryeministres May.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.