Kryeministria ndryshon përfaqësuesin në Këshillin Drejtues të Agjencisë së Kadastrës! Emrat
Këshilli i Ministrave ka ndryshuar përfaqësuesin në Këshillin Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, vetëm 2 muaj pas miratimit të listës së anëtarësisë. Referuar vendimit, Majlinda Dhuka, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Kryeministrisë, lirohet nga kjo detyrë.
Ndërsa Elira Kokona emërohet anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Kryeministrisë.
Këshilli Drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përbëhet nga 7 anëtarë. Veç Kokonës që do të përfaqësojë kryeministrinë në këtë këshill bëjnë pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Gentian Deva, përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë; Ermira Gjeçi, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Artan Shkreli, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë; Klaudio Çollaku, përfaqësues i Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor si dhe Aurora Alimadhi, përfaqësues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.