Kryeministrja e re socialdemokrate e Danimarkës emëron qeverinë
Kryeministrja e re socialdemokrate e Danimarkës, të enjten paraqiti ekipin e saj prej 20 ministrash, i cili përfshin ish-anëtarin e Parlamentit Europian Jeppe Kofod si ministër i jashtëm dhe Nikolaj Wammen si ministër te financave.
Kofod ka kryesuar Komitetin Special për Krimet e Taksave, Shmangien e Taksave dhe Evazionin e Taksave në parlament dhe ka qenë një kritik publik i një skandali të madh pastrimi parash në huadhënësin danez Danske Bank.
Danimarka do të bëhet vendi i tretë nordik këtë vit që formon një qeveri të majtë pasi lideri socialdemokrat Mette Frederiksen ra dakord për një qeveri të pakicës partiake në fillim të kësaj jave.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.