Veliaj për biznesin: “Kush paguan taksë për makinën luksoze nuk mund të kërkojë ndihmë nga qeveria”
Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Argument” ka qenë i ftuar kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
Ndër pyetjet e gazetarit Enio Civici ishte edhe ajo për tenderimin e projekteve të reja dhe investimeve që ishin planifikuar për Tiranën, ku z.Erjon Veliaj u shpreh se shumë projekte janë pezulluar dhe fondet janë transferuar për emergjencën:
“Për projektet e reja kemi marrë një pezullim, pasi jemi të ndërgjegjshëm që një pjesë të fondeve mund t’i zhvendosim dhe këtë gje e kemi bërë ndërkohë, duke marrë më shumë dezifektantë dhe mjete të tjera të nevojshme. Transporti publik urban paguhet gjithashtu nga Bashkia Tiranë. Pra, këto fonde janë hequr nga diku për t’i investuar tek kriza. Për investimet ekzistuese, si puna në disa shkolla dhe tek Unaza e Re janë në proces e sipër. Po shfrytëzojmë këtë periudhë për të kapur kohën e humbur. ”
Ndërkohë për masat që janë marrë për të lehtësuar sipërmarrjen në Tiranë kryetari Veliaj është shprehur:
“Sjellja e sipërmarrjes është pak a shumë si sjellja e njerëzve. Kemi njerëz që dalin vullnetarisht për të bërë diçka të mirë, ka edhe të tjerë që janë mjaft cinikë. Ai që nuk bën asgjë e ka të lehtë të ankohet. Kemi disa biznese që pavarësisht vështirësisë na kanë ndihmuar me maska, ushqime, ashtu siç ka edhe biznese që nuk paguajnë punëtorët ose tatimet dhe duan ndihmë shtesë nga qeveria.
Për bizneset, reale, solidare oferta e Bashksië shkon krah për krah me qeverinë. Në mars-prill nuk do paguhet asnjë taksë.
Ndërkohë për bizneset e mëdha si Ndërtimi janë veprimtari që nuk janë të detyrueshme. Po fitimi i munguar gjatë kësaj periudhe pyesin disa biznese a do të na shlyhet. Në Tiranë janë të regjistruara shumë makina luksoze, nga Bentley tek Ferrari, Hammer dhe deri tek Lamborghini që së bashku kushtojnë më shumë se mjetet e Ushtrisë tonë, duke i listuar me shifra reale. Pronarët e ktyre mjeteve janë gjithashtu pronarë në biznese të mëdha.
Kur një biznes i madh, në 6 javë nuk ka shitur asnjë prej këtyre mjeteve të luksit, por përkundrazi kanë paguar dhe taksën dhe i kërkojnë qeverisë fitimin e munguar. Kur të shoh që do të shiten këto makina dhe pronarët janë të gatshëm të heqin dorë nga luksi, asnjë nga këto biznese nuk do përfitojë heqjen e taksës së ndërtimit apo larjen e fitimit të munguar. Prandaj, duhet t’i ndajmë gjërat dhe të tregohemi realist. ”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.