Kthim-kompensimi i pronave – Baçi: 4.200 dosje me mungesa, 6 muaj afat për plotësimin e tyre
Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar vlerësimin financiar të 61% të dosjeve të pronarëve për kthim kompensim, ndërkohë që pjesa e mbetur do të përfundojë brenda vitit 2019. Drejtoresha e këtij institucioni Jonida Baçi ka raportuar të martën në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, ku specifikoi se për vitet 1995-96 janë marrë në shqyrtim rreth 12 mijë dosje.
4.200 prej këtyre dosjeve janë ende pa vlerësim përfundimtar për shkak të mungesës së dokumentacionin përkatës. Ajo tha se pronarët kanë 6 muaj afat nga publikimi në regjistër për plotësimin e tyre, në të kundërt do të trajtohen me vlerën minimale të hartës së pronave.
Baçi raportoi se në total janë mbyllur mbi 2500 dosje pronash për mungesë dokumentacioni dhe kalim te afatit te aplikimit.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.