Kthimi i Greqisë në tregje – FMN shkakton shqetësime mbi emetimin e vendit
Greqia ka punësuar 6 banka për të thyer barrierën 3 vjeçare që e ka mënjanuar nga tregjet ndërkombëtare të borxhit, megjithatë, shqetësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi qëndrueshmërinë e borxhit sovran të vendit kanë shkaktuar dyshime mbi tregtinë.
Greqia kërkon të kthehet në tregjet e borxhit përpara përfundimit të programit të fundit të shpëtimit në Gusht 2018.
Greqia mban një nivel total të borxhit prej 325 miliardë dollarë, sipas analizës mbi qëndrueshmërinë e borxhit nga FMN, dhe një emetim i ri mund të bëjë që vendi të thyejë limitin e vendosur nga Fondi.
Greqia ka zgjedhur Bank of America, Merrill Lynch, BNP Paribas, Citigroup, Deutsche Bank, Goldman Sachs dhe HSBC për të manaxhuar tregtinë, tregojnë burimet.
Sipas tyre, emetimi i një titulli 5-vjeçar mund të ndodhë javës që vjen. Zyrtarët e Qeverisë thonë se po monitorojnë tregun e titujve të borxhit.
Megjithatë, me kundërshtinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar, emetimi mund të vonohet.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.