Kthimi i pyjeve në ekonomi – Klosi prezanton masat për 2019. Reduktimi i TVSH në import
Raporti mes pronarit menaxhuesit dhe shfrytëzuesit të sipërfaqeve pyjore mbetet ende një problem i cili pritet të zgjidhet me ligjin e ri të pyjeve . Në një aktivitet të organizuar për këtë qëllim, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka kërkuar ndihmën e ekspertëve për hartimin e politikave që garantojnë kthimin e sipërfaqeve pyjore në burim punësimi dhe ekonomie për vendin.
Në planin e masave të qeverisjes për vitin e ardhëm është parashikuar krahas hartimit të draftit të ligjit të ri edhe nisma për reduktimin e TVSH në import
Në vendin tonë janë gjithsej 1 milion ha sipërfaqe pyjore. Vetëm gjatë vitit të kaluar në kuadër të programit ‘Clean & Green’ 2020 u mbollën 4.5 mln pemë numër i cili pritet të arrij në mbi 20 mln deri në vitin 2020.
Blendi Klosi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.