Ku gabojnë drejtorët ekzekutiv të kompanive
Gjëja më e çmuar dhe njëkohësisht më e vështira për një drejtor ekzekutiv është krijimi i një vizioni të qartë për botën.
Ata udhëheqës të cilët sundojnë duke iu shkaktuar frikë punonjësve janë zakonisht më të pasigurtët në vetvete.
Një zbulim interesant ishte se këta individë në fakt besojnë se punonjësit e tyre janë shumë të lumtur që punojnë me ta, kur në fakt frika që ata iu kanë rrënjosur punonjësve nxit urrejtje, neveri dhe pa efektshme.
Presioni i tepruar ndaj punonjësve i kombinuar me një fokus të një mendjeje për të arritur qëllimet, shpesh do ta vrasin iniciativën dhe kreativitetin.
Sjellja mbizotëruese e një drejtuesi do të pengojë ndershmërinë si dhe do të zvogëlojë në masë të madhe cilësinë e ekipit.
Duke përzgjedhur ndjekësit në vend të liderëve potencialë, udhëheqësi i një organizate, një departamenti apo një ekipi kufizon në mënyrë dramatike potencialin e tij për rritje dhe aftësinë e tij për të njohur problemet që shfaqen në horizont.
Shumë udhëheqës kanë mentalitetin e gabuar se roli dhe detyra e tyre të kapin njerëzit që bëjnë diçka të gabuar. Në momentin që ky lloj mentaliteti përshkon organizatën atëherë punonjësit janë gjithnjë të frikësuar.
Një udhëheqës me shpatë nuk do të marrë më të mirën e punonjësve të tij.
Kini kujdes që të mos bini në grackën e nepotizmit, çdo drejtues i cili shtyn njerëzit e tij, shpesh shkakton probleme morale brenda radhëve.
Praktika e nepotizmit gjithashtu mund të dëmtojë edhe njerëzit që po përpiqeni të ndihmoni, sidomos nëse ju e shtyni dikë drejt një pozicioni para se ai të jetë gati për promovim.
Drejtuesit duhet të shmangin marrjen me vete të një numri të konsiderueshëm ish kolegësh kur ata të zhvendosen në një pozicion të ri.
Një udhëheqës i cili tërheq ekipin e tij të vjetër në kompaninë e ri, me shumë gjasa do e dëmtojë moralin e njerëzve në kompaninë e re.
Gjithashtu do të jetë shumë e vështirë të zhvillohet një raport i mirë me bashkëpunëtorët e rinj si dhe kanalet e komunikimit do të jenë shumë të vështira për tu vendosur.
Për më tepër, nëse doni të fitoni më shumë besueshmëri si një person me vetëbesim dhe mendime të pavarura nuk duhet të merrni së bashku me ju një grup shokësh ndërkohë që lëvizni nga puna në punë.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.