Ku i gjeti qeveria fondet antikrizë? – Akti normativ/ Sakrifikohen rrugët e reja. Institucionet detyrohen të kursejnë
Kriza e çmimeve që ka prekur vendin dhe menaxhimi i situatës energjitike e ka detyruar qeverinë që të përdorë “gërshërët” në kahun e shpenzimeve, për t’iu përgjigjur emergjencës. Qeveria ka depozituar për diskutim në komisionet kuvendore aktin normativ, ku parashikohet shkurtim në masën 9.8 miliardë lekë në zërin e shpenzimeve kapitale, ku specifikisht, 5.2 miliardë lekë do të hiqen nga projektet me financim te brendshem , ku pakësohen fondet e projekteve të reja (tepa prokuruara ende); Projekteve me sfond administrativ (pajisje zyrash, autovetura, etj); Projekteve infrastrukturore, te cileve u shtyhet koha e implementimi.
Per projektet me financim te huaj eshte reflektuar nje shkurtim i pergjithshem ne masen 4.6 miliarde leke, permes pakesimit te fondeve të projekteve te reja infrastrukturore, me pritshmeri te ulet realizimi per 2022. Po ashtu, reduktohen edhe shpenzimeve korrente per te gjitha institucionet buxhetore prej me një fonde total 5.8 miliarde lekesh, permes aplikimit te nje formule sipas së cilës aplikohet reduktim -2.5% per shpenzimet e personelit; Reduktim -10% per shpenzimet operative ne teresi dhe -10% ekstra per shpenzimet e ngushta administrative.
Nga ana tjetër parashikohet rritje e të ardhurave në 10 miliardë lekë, të cilat vijnë kryesisht nga TVSH-ja dhe Akciza, që lidhen direkt me rritjen e cmimeve. E gjithë kjo ndërhyrje bëhet në funksion të paketës antikrizë, ku 6 miliardë lekë janë akorduar për shtresat në nevojë dhe sektorin bujqësor dhe 20 miliardë lekë për sektorin e energjisë elektrike.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.