Kuba mbetet pa naftë e transport – SHBA sanksionon eksportet e naftës drejt ishullit
Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, tha se vendi duhet të përgatitet për mungesë të karburantit në Shtator, prej bllokimit të dërgesave të naftës nga administrata e Donald Trump. “Mund të ketë situata të vështira në shpërndarjen e disa produkteve dhe shërbimeve, për shkak se varen nga transporti, që përdor karburant”, tha presidenti.
Ekonomia e Kubës është përballur me një tkurrje të parasë që prej vitit 2015, ndërkohë që ranë furnizimet me naftë nga Venezuela. Që prej atëherë, presidenti Donald Trump ka tkurrur dërgesat e naftës drejt Kubës, në përpjekje për të sjellë reforma në Qeverinë Komuniste dhe të ndërpresë mbështetjen për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro. Masat e Shteteve të Bashkuara përfshijnë sanksione të reja ndaj anijeve dhe firmave që përfshihen me eksportin e naftës drejt ishullit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.