Kufizimi i lëvizjes për tre javë. Manastirliu firmos urdhërin që ndalon lëvizjen pas orës 22:00
Nga e dita e mërkurë në Shqipëri do të hyjë në fuqi ora policore, ku do të kufizohet lëvizja, do të mbyllen baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në 06:00, për tre javë. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë firmosjes së urdhrave, sqaroi se përjashtim bëjnë mjekët, qytetarët që do lëvizin për arsye pune apo të domosdoshme duke u pajisur me autorizimin përkatës, përmes portalit e.Albania. Sipas Manastirliut, ky vendim i ekspertëve erdhi si pasojë e rritjes së invektimeve, kryesisht në moshat e reja, duke u bërë edhe transmetues të infeksionit tek të tjerët.
“Nga nesër do të ketë kufizim të lëvizje nga ora 22:00-6:00 deri në datën 2 dhjetor. Përjashtim përbëjnë emergjencat dhe arsyet e punës. Duke nisur nga nesër do të ketë kufizim të bareve restoranteve fast food nga ora 22:00-6:00 përvec shërbimit delivery deri në datën 2 dhjetor. Qyetatarët do të pajisjen me autorizim në e-albania, përveç rasteve kur janë emergjenca shëndetësore apo për institucionet e shëndetësisë dhe punonjësit e shërbimeve kritike që përjashtohen nga aplikimi në e-Albania”, tha Manastirliu.
Ministrja u ndal edhe tek puna online e administrates, gjatë kësaj periudhe.
“Është e rëndësishme të theksojmë nevojën që ka në këto momente për të patur bashkëpunim me të gjithë qytetarët. Ne jemi në krye të detyrës të përkushtuar dhe për të bërë më të mirën brenda kapaciteteve tona, por sot më shumë se kurrë nevojitet durim dhe vendosmëri për ta përballuar këtë pandemi, duke zbatuar rregullat e thjeshta të distancimit, higjenës, vendosjes së maskës, të vendosemi në një fron përball këtij virusi. Sistemi shëndetësor ka qenë, është dhe do të jetë në gatishmëri të plotë për të përballuar këtë situatë, por nëse kemi diçka në dorë le ta bëjmë të gjithë, për kufizimin e virusit”, tha Manastirliu.
Sipas Manastirliut, është e nevojshme në këto momente bashkëpunimi dhe vendosshmëria për përballjen e situatës duke apeluar për zbatimin e rregullave nga ana e qytetarëve.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.