Kujdes me fluturimet drejt Italisë me 6 shtator, Autoriteti i Aviacionit Civil: ‘Do të ketë anulime dhe vonesa’
Autoriteti Aviacionit Civil, nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije pasagjerët që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas të tregohen ‘të kujdesshëm’.
Kjo pasi pritet të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve. Sipas njoftimit, vonesat dhe anulimet vijnë si pasojë e një greve të përgjithshme të transportit kombëtar në Itali.
“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë në datën 6 Shtator të kontrollojnë dhe të komunikojmë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimit për tu njohur nëse afektohet fluturimi juaj” shkruan Autoriteti Aviacionit Civil në njoftimin e bërë.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.