Kujdes me fondet e tërmetit, siguroni transparencë! Ambasadorja amerikane takon ministrin e Rindërtimit Ahmetaj
Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj.
Referuar njoftimit zyrtar të ambasadës, ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit.
“Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim” shkruhet në njoftimin e ambasadës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.