Kujdes me ujin e pijshëm / Ujësjellësi Tiranë, apel qytetarëve
Ujësjellësi i Tiranës njofton qytetarët se gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të pjesshme të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës.
Shkak për këtë është bërë turbullira në ujëmbledhësin e Bovillës, si pasojë e reshjeve të dendura që kanë rënë gjatë natës.
Sipas UKT, thatësira prej më shumë se pesë muajsh dhe intensiteti i lartë i reshjeve kanë shkaktuar probleme në ujëmbledhësin nga ku furnizohet një pjesë e mirë e qytetit.
Në këto kushte, deri në stabilizimin dhe kthjellimin në ujëmbledhës, Ujësjellësi Tiranë u kërkon qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin e ujit të pijshëm gjatë ditës së sotme.
Sipas inxhinierëve dhe specialistëve, furnizimi normal me ujë do të rinisë në orët e mbrëmjes.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.