Kujt ia besoi Albin Kurti financat e Kosovës? Jetëshkrimi
Besnik Bislimi është propozuar si ministri i Financave të Kosovës në kabinetin e drejtuar nga Albin Kurti. Bislimi është nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka lindur në vitin 1971 në Gjilan. Ka studiuar në Zagreb në vitet ’90 për ekonomi dhe doktoraturën e ka kryer në Gjermani. Është specializuar në politikat fiskale. Po ashtu, ai ka kryer studime pasuniversitare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Është pedagog në Kosovë dhe Maqedoni. Eksperienca e tij në mësimdhënie ka qenë disavjeçare edhe në Gjermani. Ai ka qenë këshilltar për projekte të ndryshme financiare të institucioneve e organizmave ndërkombëtarë si UNDP, GTZ apo FAO.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.