Kukës, përgatitjet e fundit. Balluku: “Aeroporti do të jetë më konkurruesi në rajon”
Në një intervistë ekskluzive për SCAN, ministrja Balluku ka shpjeguar detajet kryesore të Aeroportit të Kukësit i cili do të presë fluturimin e parë këtë të Dielë. Nga tarifat konkurruese, tek sinergjia pro turizmit me aeroportin e Tiranës dhe Vlorës e deri tek strategjia 10 vjeçare e fuqizimit të aviacionit në Shqipëri janë shpjeguar nga Ministrja e Infrastrukturës vetëm 48 orë përpara se qeveria të dorëzojë aeroportin tek koncesionari.
“Gjatë mandatit të dytë të qeverisë Rama ne kemi ngritur Planin Kombëtar të zhvillimit të Aviacionit Civil në Republikën e Shqipërisë për disa arsye. E para është sigurisht për të krijuar akses lëvizje të lirë për qytetarët kudo që ndodhen pa i sanksionuar që duhet të vijën të gjithë në Tiranë kudo që ndodhen. E dyta dhe më e rëndësishmja zhvillimi i turizmit është i lidhur me infrastrukturën e transportit dhe kryesisht me atë aeroportuale dhe detare. Prandaj ndërtimi i aeroporteve të reja në Republikën e Shqipërisë është një kërkesë për të pasur zhvillim të turizmit.” – u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Enio Civici / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.