Kukësi “under construction” – Shpallet tenderi/ Fondi dhe detajet
Bashkia Kukës ka shpallur një tender me fond 41.6 milionë lekë, në Agjencinë e Prokurimit Publik. Projekti i shpallur konsiston në rikualifikimin dhe zgjatimin e Shëtitores “Pallati i Kulturës – Turizmi i Ri”.
“Gjendja e këtij segmenti rrugor është tejet e amortizuar dhe jashtë çdolloj standardi. Nga pamundësia e fondeve kjo rrugë nuk është mirëmbajtur dhe ka degraduar në gjendjen më të amortizuar e jashtë çdo standardi urban” shkruhet në detajet e dokumentacionit bashkangjitur tenderit.
Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojë i hapur deri në 25 janar 2021.
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.