Kulla e parë e ‘anti-smog’ – 20 metra e lartë dhe projekti koston 2.7 milion dollarë
Është 20 metra e lartë dhe e bën ajrin më të pastër në një rreze prej një kilometër katror. “Kulla e smogut”, kulla e parë që ‘pi’ smogun në të gjithë Indinë, u përurua sot në Delhi. Struktura njëzet metra e lartë u instalua në Connaught Place, zona elegante e blerjeve në qendër të kryeqytetit.
Pastruesi gjigant i ajrit do të funksionojë brenda pak javësh, në fund të sezonit të musonit, dhe duhet ta bëjë ajrin brenda një kilometri katror më shumë të pastër.
Pas kësaj kulle të parë eksperimentale, qeveria e Arvind Kejriwal, e cila preu shiritin sot, pritet të instalojë edhe dhjetë të tjera në zonat më të ngjeshura të kryeqytetit: sipas gazetës Hindustan Times, kostoja totale e projektit do të jetë 2.7 milion dollarë.
Gopal Rai, Ministri i Mjedisit në Delhi, tha se vendimi për përfundimin e projektit do të merret pas sondazheve të kryera mbi rezultatet e marra nga kjo kullë e parë. Cilësia e ajrit në Delhi po përkeqësohet dhe përkeqësohet kohët e fundit: ndotja arrin majat e papranueshme në muajt e dimrit, duke u rritur në mënyrë eksponenciale nga mesi i tetorit deri në fund të shkurtit. Sipas studimit më të fundit nga IQAir, një qendër zvicerane e kontrollit të ndotjes globale, 35 nga 50 qytetet më të ndotura në botë janë në Indi. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.