Kundër mbledhjes së gjobave nga OSHEE,Meta: Qeveria të anulojë penalitetet për mosvendosjen e maskave
Qeveria duhet të reflektojë dhe të mos lejojë aplikojë masën e gjobave ndaj qytetarëve nëpërmjet OSHEE. Thirrja ka ardhur nga kreu i shtetit Ilir Meta në një konferencë për mediat me gazetarët, i cili theksoi se OSHEE nuk është institucion që mbledh gjobat, por furnizon me energji elektrike.
Në lidhje me situatën politike, kreu i shtetit tha se ka forca antishqiptare të huaja që po synojnë që vendi të shkojë drejt humnerës, por kjo sdo të lejohet më.
Arber Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.