Kur do e kolaudoni makinën? Blendi Gonxhja: Shtyhet deri në 12 muaj. Ashpërsohen masat ndëshkuese
Blendi Gonxhja, kreu i DPSHTRR, ka shpjeguar për SCAN afatet e reja sipas të cilave qytetarët do të duhet të bëjnë kolaudimin e mjeteve të tyre. Sipas Gonxhes është pikërisht data 25 Dhjetor e vitit të kaluar e cila përcakton intervalin kohor të afateve të reja të kolaudimit.
Ne “Argument” me gazetarin Enio Civici, kreu i DPSHTRR ka shpjeguar gjithashtu të gjithë ato difekte apo probleme me makinën të cilat më parë gjatë procesit të kolaudimit këshillohej të rregulloheshin, ndërsa tani do të jenë arsye e mjaftueshme për të mos e kaluar kontrollin.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.