Kur kërkojnë shqiptarët kredi? Google Trends, gjatë Prillit kulmojnë kërkimet, rekord 5-vjeçar
Kërkimi në Google, që është motori më i madh i kërkimit në rrjet, është një indikator mjaft real i asaj që një popull i caktuar kërkon.
Sipas Google Trends, shqiptarët, kërkojnë më së shumti në rrjet bastet sportive apo telenovelat, por nuk ngelen prapa as kërkime të tjera, përtej argëtimit. Një ndër to është edhe fjala “kredi”.
Siç duket qartë edhe nga grafiku, shqiptarët gjatë 12 muajve të fundit kanë kërkuar më së shumti për kredi gjatë muajit Prill, ose më saktë gjatë gjysmës së dytë të prillit.
Madje, gjatë Prillit të këtij viti, kërkesat janë më të lartat në 5 vitet e fundit, gjë që duket mjaft qartë edhe në grafik, pasi ka një bum të pazakontë kërkimesh në rrjet.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se ndër qarqet e vendit ku këto kërkime janë më të shpeshta renditet padiskutim Tirana, e ndjekur më pas nga Elbasani, Korça dhe Fieri.
Në kryeqytet ndërkohë, kërkimet më të shumta për informacion në lidhje me kreditë në rrjet kulmojnë gjatë muajit të parë të vitit, Janarit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.