Kur konsiderohet borxhi i lartë?! – Pyetjet që ngrihen rreth parasë
- Kur duhet të filloj të investoj?
Kjo është ndoshta pyetja që dëgjojmë më së shumti. Shumë njerëz e dinë se ata “duhet” të investojnë, por zgjidhja përmes grumbujve të këshillave investuese shpesh çon në mosveprim dhe konfuzion e jo në besim. Përgjigja e shkurtër për këtë pyetje është: Investoni tani!
Investimi përmes një llogarie të daljes në pension do të thotë të kurseni para, duke u siguruar që të ardhurat tuaja financiare janë më të sigurta. Investimi në një llogari jo pensioni nuk është një gjë e keqe, por duhet të vijë pasi të keni llogaritur para për kursimet e pensionit.
- Deri në çfarë niveli borxhi konsiderohet i lartë?
Nëse keni borxh merrni frymë thellë. Përdorimi i borxhit për të paguar për diçka që ka vlerë, si një shtëpi apo shkollimi, mund t’ju ndihmojë të ecni përpara. Nëse nuk do të ishte borxhi nuk do të ishim në gjendje të bëheshim pronarë shtëpish apo të diplomoheshin në universitete private. Por borxhet që mbartin një normë interesi të lartë (zakonisht mbi 8%) dhe nuk janë përdorur për t’ju ndihmuar në mënyrë strategjike të përballoni një blerje të madhe, janë më problematike.
- Sa shtëpi mund të përballoj?
Strehimi është ndoshta shpenzimi më i madh mujor që ju keni, edhe nëse e keni shtëpinë me qira por edhe nëse e keni blerë atë. Pothuajse 37 % e pagës përgjithësisht shkon për shtëpinë por ndonjëherë shumë njerëz shpenzojnë edhe më shumë.
Teknikisht, shpenzimet tuaja të banimit duhet të kufizohen në 30% të të ardhurave tuaja të ardhshme, masën standarde të përballimit të strehimit.
Rregulli prej 30% është një udhërrëfyes i mirë, por shpenzimi edhe më pak do të lërë më shumë fleksibilitet për shpenzime të tjera – si për pushime, ose për kursim për daljen në pension.
- A po fitoj aq para sa kam mundësi?
Sado t’i zvogëloni shpenzimet tuaja ndonjëherë nuk është mjaftueshëm. Në një moment të caktuar ju do t’ju duhet të fitoni më shumë para nëse doni të përmbushni të gjitha qëllimet tuaja financiare. Bëjani këtë pyetje vetes e nëse përgjigja është jo atëherë bëni sa të keni mundësi që të fitoni të ardhurat që ju nevojiten.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.