Kurba e infektimeve qëndron e lartë, MSH: “7 humbje jete dhe 503 të shëruar”
Shifrat e COVID-19 në vend mbeten të larta dhe në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë kryer 3512 testime, 876 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.