| MICROSOFT PREZANTON “SUREFACE” |
|
Njëri do të funksionojë bazuar në pjesët tradicionale të Intel dhe një tjetër version, ashtu si iPad, do të funksionojë me çipet që prodhon kompania britanike ARM. Të dyja versionet do të ketë një mbulesë që shndërrohet në tastierë. Një prej këtyre prototipave u prezantua gjatë një eventi në Los Angeles nga Drejtorit Ekzekutiv, Steve Ballmer. Tabletat do të hidhen në treg në këtë vjeshtë, bashkë me sistemin e ri operativ Windows 8. Kompania nuk ofroi informacion për çmimin por tha se do të jenë të krahasueshme me tabletat të bazuara tek ARM apo si Ultrabooks që bazohen tek Intel. Për analistët prezantimi i tabletit nga Microsoft hap një front të drejtpërdrejtë të konkurrencës, jo vetëm me Apple por edhe me bashkëpunëtorët më të ngushtë në prodhimin e pjesëve të kompjuterëve si Samsung dhe Hewlett-Packard. Sipas analistëve, shitjet e tabletave parashikohet të trefishohen në 2 vitet në vijim, për të arritur në 180 milionë njësi për vitin 2013. Këto do të tejkalojnë shitjet e kompjuterëve tradicionalë. Që nga prezantimi i iPad dy vite më parë Apple ka shitur deri më tani 67 milion njësi. Përgatiti: Ermal Ngjelina |

Gjiganti i prodhimit të softuerëve, Microsoft, prezantoi një tabletë të quajtur “Surface” dhe kjo është një tentativë për të rivalizuar suksesin masiv të rivalit Apple me tabletën iPad. Në këtë vjeshtë, Microsoft përgatitet të hedhë në treg sistemin operativ Windows 8 që ka shumë komanda me prekje të ekranit dhe synon të ketë ndikim të madh me pajisjet e reja elektronike të konsumit. Tableta e re do të vijë me dy versione.