Kursi i këmbimit/Bie dollari, euro dhe paundi të stabilizuara
Në tregun valutor vendas, dollari amerikan amerikan blihet me 104.10 lekë dhe shitet me 105 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari ka njohur rënie pasi blihej me 104.60 lekë dhe shitej 105.30 lekë.
Euro blihet me 123.80 lekë dhe shitet me 124.30 lekë. Në krahasim me një ditë më parë euro ka qendruar në nivele të pandryshueshme.
Ndërkohë, franga zvicerane blihet 114.30 lekë dhe shitet me 115.30 lekë, duke njohur gjithashtu rënie përballë lekut në krahasim me një ditë më parë.
Paundi britanik blihet me 133.60 lekë dhe shitet me 135.50 lekë duke njohur një rritje të lehtë në shitje dhe duke qendruar pandryshuar në blerje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.