Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot me valutat kryesore përballe Lekut?!
Monedha europiane është blerë këtë mëngjes me 123 lekë dhe është shitur me 123.6 lekë referuar tregut valutor vendas, duke regjistruar kështu një rritje të lehtë në raport me dje.
Ndërkaq Paundi britanik blihet këtë të martë me 142.3 lekë dhe shitet me 143.4 lekë, duke pësuar kështu një rënie prej 0.5 pikë nga dita e hënë.
Dollari amerikan referuar kursit të këmbimit lokal, është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 103.7 lekë, duke shënuar kështu një rritje të kuotës në raport me një ditë më parë.
Franga zvicerane blihet mëngjesin sotëm me 110.8 lekë dhe shitet me 111.6 lekë, me një rritje prej 0.4 pikë nga dita e hënë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.