Kursi i këmbimit/ Dobësohen Paundi dhe Euro ndërsa Dollari fiton pikë
Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të enjte duke u blerë mëngjesin e sotëm me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë në raport më ditën e mërkurë.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka regjistruar rënie të vlerës ditën e sotme duke u blerë me 138.7 lekë dhe duke u shitur me 139.8 lekë krahasuar me ditën e djeshme referuar kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan është forcuar me 0.2 pikë nga një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 101.8 lekë dhe duke u shitur me 102.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane gjithashtu ka fituar 0.2 pikë këtë të enjte duke u blerë sot me 114.2 lekë dhe duke u shitur me 115 lekë në raport me ditën e mërkurë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.