Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Paundi fiton pikë
Kjo e martë nuk ka shënuar luhatje të vlerës për monedhën europiane e cila vijon edhe sot të blihet sikurse edhe dje me 123.2 lekë dhe të shitet me 123.7 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës prej 0.2 pikë nga dita e hënë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 140.2 lekë dhe duke u shitur me 141 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Dollari amerikan ka pësuar një rënie të kuotës në raport me dje duke u blerë sot me 102.1 lekë dhe duke u shitur me 103 lekë.
Franga zvicerane është rritur disi mëngjesin e sotëm krahasuar me dje duke u blerë me 113.5 lekë dhe duke u shitur me 114.3 lekë, sipas tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.