Kursi i këmbimit/ Dobësohet Dollari ndërsa Paundi britanik fiton pikë
Këtë të enjte monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës duke vijuar sërish të blihet edhe këtë mëngjes me 123.7 lekë dhe të shitet me 124.3 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 135.7 lekë dhe duke u shitur me 137 lekë.
Dollari amerikan ndërkaq është dobësuar me 0.3 pikë nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 105.4 lekë dhe është shitur me 106.2 lekë referuar tregut valutor vendas.
Franga zvicerane vazhdon edhe këtë të enjte sikurse edhe dje të blihet me 114 lekë dhe të shitet me 114.9 lekë duke mos pësuar luhatje të vlerës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.