Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan dobësohet ndjeshëm gjatë fundjavës ndërsa Paundi forcohet
Dollari amerikan ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë fillim jave me 100.9 lekë dhe duke u shitur me 101.6 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të hënë në raport me javën e shkuar teksa blihet sërish me 122.6 lekë dhe shitet me 123.1 lekë.
Paundi britanik është forcuar këtë fillim jave duke u blerë krahasuar me javën e kaluar me 142.1 lekë dhe duke u shitur me 142.8 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane vijon edhe këtë javë të mos shënojë ndryshime të kuotës duke u blerë me 111.5 lekë dhe duke u shitur me 112.3 lekë njësoj si javën që lamë pas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.