Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan regjistron rënie ndërsa Paundi britanik fiton pikë
Monedha europiane shfaqet edhe sot e qëndrueshme duke mos regjistruar luhatje të vlerës pasi blihet këtë mëngjes me 123.7 lekë dhe shitet me 124.2 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë.
Ndërkaq Dollari amerikan ndryshon sërish drejtimin e kurbës në tregun valutor vendas duke humbur 0.3 pikë nga dita e djeshme, teksa blihet sot me 104.9 lekë dhe shitet me 105.9 lekë.
Paundi britanik nga ana tjetër pas humbjes së ditës djeshme ka rifituar pikë këtë të enjte duke u blerë sot me 135.6 lekë dhe duke u shitur me 136.4 lekë, referuar tregut vendas.
Franga zvicerane është dobësuar ditën e sotme pasi është blerë këtë mëngjes me 114.2 lekë dhe është shitur me 115.2 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.