Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan vijon të forcohet ndjeshëm ndërsa Paundi pëson rënie
Këtë të mërkurë monedha europiane vazhdon të qëndrojë konstante duke ruajtur po të njëjtat vlera sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë sot me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan vijon të forcohet duke fituar edhe 0.3 pikë nga dita e martë teksa blihet mëngjesin e sotëm me 102.3 lekë dhe shitet me 103 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ndryshe nga një ditë më parë ka humbur pikë këtë të mërkurë duke u blerë me 139.3 lekë dhe duke u shitur me 140 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 113.6 lekë dhe duke u shitur me 114.4 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.