Kursi i këmbimit/ Dollari e nis javën në rënie ndërsa Paundi dhe Euro nuk luhaten
Kjo javë dhe ky muaj ka nisur në vlera të qëndrueshme për monedhën europiane e cila vijon edhe sot sikurse javën e kaluar të bihet me 123.3 lekë dhe të shitet me 123.9 lekë.
Paundi britanik gjithashtu nuk është luhatur këtë të hënë 1 shkurt duke u blerë sërish sikurse edhe javën që shkoi me 139 lekë dhe shitur me 140 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan ka regjistruar një rënie prej 0.2 pikë nga e dita e premte 29 janar duke u blerë mëngjesin e sotëm me 101.6 lekë dhe duke u shitur me 102.5 lekë.
Franga zvicerane referuar të dhënave të tregut valutor të brendshëm ka shënuar rënie në raport me javën që lamë pas duke u blerë këtë të hënë me 113.7 lekë dhe duke u shitur me 114.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.