Kursi i këmbimit/ Euro dhe Dollari nuk luhaten ndërsa Paundi britanik forcohet sërish
Monedha europiane vijon edhe sot të shfaq vlera konstante teksa vazhdon te blihet me 122.6 lekë dhe të shitet me 123.2 lekë në raport me ditën e djeshme.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka fituar 0.3 pikë krahasuar me ditën e martë teksa është blerë sot me 142.2 lekë dhe është shitur me 143.2 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu sikurse edhe Euro është shfaqur i qëndrueshëm ditën e sotme duke u blerë sot sërish me 101 lekë dhe duke u shitur me 101.7 lekë në raport me një ditë më pare.
Franga zvicerane referuar tregut valutor të brendshëm blihet mëngjesin e sotëm me 111.2 lekë dhe shitet me 112 lekë duke regjistruar rënie në raport me ditën e djeshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.