Kursi i këmbimit/ Euro e mbyll javën negativisht ndërsa Paundi dhe Dollari forcohen ndjeshëm
Monedha europiane pas një javë të qëndrueshme e ka mbyllur ditën e premte në kuota negative duke u blerë mëngjesin e sotëm me 123.2 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar 0.8 pikë nga dita e enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 140 lekë dhe duke u shitur me 141.3 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu është forcuar ditën e sotme krahasuar me dje duke u blerë me 102.8 lekë dhe duke u shitur me 103.7 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane e ka mbyllur javën negativisht duke u blerë këtë mëngjes me 113.6 lekë dhe duke u shitur me 114.4 lekë, krahasuar me ditën e enjte.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.