Kursi i këmbimit/ Forcohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari ndërsa Euro nuk luhatet
Monedha europiane vijon edhe sot të ruaj vlera konstante sikurse edhe ditën e hënë duke u blerë sërish me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik ka shënuar një rritje prej 0.4 pikë nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 139.4 lekë dhe është shitur me 140.2 lekë.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rritje prej 0.4 pikë në raport me dje duke u blerë këtë të martë me 102 lekë dhe duke u shitur me 102.8 lekë.
Franga zvicerane është dobësuar në krahasim me ditën e djeshme duke u blerë sot me 113.6 lekë dhe duke u shitur me 114.4 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.