Kursi i këmbimit/ Forcohet ndjeshëm Sterlina, Euro rritet minimalisht – Dollari zhvlerësohet lehtë ndaj lekut
Java ka nisur pozitive për pjesën më të madhe të monedhave ndërkombëtare, të cilat kanë zhvlerësuar lehtë lekun, përveç dollarit amerikan.
Euro është rritur minimalisht me 0.1 njësi për lekë nga dita e premte, për t’u ngjitur në kuotën e 123.3 lekëvë. Tashmë prej disa javësh valuta e eurozonës vijon të qëndrojë e dobët përballë monedhës vendase, lekut.
Ndërkohë, paundi britanik nga ana tjetër është forcuar ndjeshëm ndaj lekut me plot 0.6 lekë për njësi. Monedha britanike këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 137.3 lekë në blerje dhe 138 lekë në shitje.
Ndërsa, ndryshe paraqitet situata për dollarin amerikan, i cili ka regjistruar një rënie me 0.2 lekë për njësi, për të zbritur kështu në kuotën e 107.8 lekëve.
Ndërkohë, sa i takon valutave të tjera, kanë shfaqur një trend rritës gjatë ditës së hënë, ku dollari australian është forcuar me plot 0.8 lekë për njësi nga dita e premte dhe këmbehet sot për 76.8 lekë në blerje dhe 77.5 lekë në shitje.
Dollari kanadez këmbehet për 80.6 lekë, duke u rritur me 0.5 lekë për njësi, ndërsa franga zvicerane është forcuar lehtë me 0.2 lekë për njësi dhe këmbehet sot për 109.3 lekë në blerje dhe 110.2 lekë në shitje.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.