Kursi i këmbimit/ Java mbyllet e paqëndrueshme për valutat kryesore
Monedha europiane është dobësuar këtë fund jave duke u blerë me 122.9 lekë dhe duke u shitur me 123.4 lekë në raport me ditën e enjte sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik vijon edhe këtë të premte të ruaj të njëjtat vlera sikurse dje duke blerë sërish me 143.2 lekë dhe duke u shitur me 144 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Dollari amerikan është forcuar krahasuar me ditën e enjte duke u blerë mëngjesin e sotëm me 102.9 lekë dhe duke u shitur me 103.6 lekë.
Franga zvicerane gjithashtu ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës duke u blerë këtë të premte me 110.9 lekë dhe duke u shitur me 111.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.