Kursi i këmbimit/ Java mbyllet negativisht për Paundin britanik ndërsa Dollari amerikan fiton pikë
Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë të premte duke e mbyllur kështu javën në vlera konstante teksa vazhdon edhe sot sikurse dje të blihet me 123.7 lekë dhe shitet me 124.2 lekë.
Paundi britanik e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë sot me 135.6 lekë dhe shitur me 136.8 lekë me një rënie prej 0.1 pikë nga dita e enjte, referuar kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan ndërkaq është rritur me 0.1 pikë nga një ditë më parë duke u blerë këtë të premte me 105.5 lekë dhe shitur me 106.2 lekë, sipas tregut valutor vendas.
Franga zvicerane ka shënuar një rritje prej 0.3 pikë nga dita e djeshme duke e mbyllur periudhën e 28 shtatorit – 02 tetorit në kuota pozitive pasi blihet sot me 114.3 lekë dhe shitet me 115.1 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.