Kursi i këmbimit/ Java mbyllet pozitivisht për valutat kryesore
Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke regjistruar një rritje të lehtë këtë të premte teksa blihet sot me 123.8 lekë dhe shitet me 124.3 lekë krahasuar me ditën e enjte.
Ndërkaq edhe Paundi britanik ka shënuar një rritje të vogël të vlerës në raport me ditën e djeshme pasi është blerë këtë mëngjes me 135.7 lekë dhe është shitur me 136.7 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, rritje të lehtë ka pasur edhe Dollari amerikan i cili blihet sot me 105 lekë dhe shitet me 105.7 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Franga zvicerane referuar tregut valutor vendas, nuk ka pësuar luhatje ditën e sotme duke vazhduar edhe këtë të premte sikurse dje të blihet me 114.2 lekë dhe të shitet me 115.2 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.