Kursi i këmbimit/ Java nis pozitivisht për valutat e huaja. Dobësohet Dollari amerikan
Kjo e hënë ka nisur pozitivisht për monedhën europiane e cila është forcuar nga java e kaluar duke u blerë sot me 123.9 lekë dhe duke u shitur me 124.6 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka shënuar një rënie te lehtë krahasuar me një javë më parë pasi blihet sot me 111.3 lekë dhe shitet me 112.3 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik ka regjistruar një rritje të vlerës këtë të hënë në raport me periudhën e 23-28 majit, pasi blihet sot me 137 lekë dhe shitet me 138.3 lekë.
Sipas tregut valutor vendas edhe Franga zvicerane ka shënuar rritje ditën e sotme duke u blerë me 115 lekë dhe duke u shitur me 116.3 lekë krahasuar me javën që shkoi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.