Kursi i këmbimit/ ‘Kthesa’ e valutave të huaja. Rriten ndjeshëm Paundi dhe Franga
Monedha europiane ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës këtë të mërkurë duke u blerë sot me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik ka fituar 0.7 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 134.7 lekë dhe duke u shitur 136 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar vlera pozitive ditën e sotme pasi krahasuar me ditën e martë është blerë sot me 105.2 lekë dhe është shitur me 106.2 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq ka rikuperuar nga humbja e fortë e ditës së hënë, 0.8 pikë, teksa blihet sot me 113.8 lekë dhe shitet me 114.9 lekë në raport më një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.