Kursi i këmbimit – Luhatjet që regjistruan Dollari e Paundi britanik gjatë javës së kaluar
Javën e kaluar dollari amerikan ka regjistruar luhatje të ndryshme në kursin e këmbimit valutor vendas. Kështu, referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, valuta amerikane u këmbye ditën e hënë për 109.84 lekë. Ndërkohë, e ka mbyllur javën në rritje, duke u këmbyer të premten për 110.14 lekë.
Ndërkaq, luhatje ka shënuar edhe paundi britanik, i cili e ka nisur javën duke u këmbyer në pikat e këmbimit valutor për 143.85 lekë sipas kursit të BSH. Ndërsa ka tentuar të rifitojë pikë të martën duke u ngjitur në kuotën e 144.08 lekëve, ka vijuar më pas rënien duke e mbyllur javën që lamë pas në nivelin e 143.23 lekëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.