Kursi i këmbimit/ Monedha vendase vazhdon “rënien e lirë”. Rritje e fortë e valutave të huaja
Monedha europiane këtë të martë ka kapur vlerën më të lartë të regjistruar prej muajsh duke u blerë me 129.2 lekë dhe shitur me 132.5 lekë, sipas tregut valutor vendas.
Krahasuar me ditën e djeshme Dollari amerikan ka fituar mbi 1 pikë duke u blerë sot me 116.7 lekë dhe shitur me 120.4 lekë, referuar kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik është ritkthyer sërish në vlerën e tij standarde në raport me Lekun, duke u blerë ditën e sotme me 144.5 lekë dhe shitur me 150 lekë.
Franga zvicerane ka regjistruar vlerën e saj më të lartë këtë të martë teksa është blerë me 120 lekë dhe është shitur me 124.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.