Kursi i këmbimit/ Ndryshon kurba e valutave kryesore. Forcohet Dollari ndërsa Paundi humbet pikë
Monedha europiane vazhdon ditën e sotme të ruaj po të njëjtat sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 123.7 lekë dhe duke u shitur me 124.3 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan ka ndryshuar kurbën e lëvizjes këtë të mërkurë duke fituar 0.4 pikë nga dita e djeshme teksa blihet sot me 105.2 lekë dhe shitet me 105.9 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal, Paundi britanik ka humbur 0.4 pikë në raport me ditën e martë, pasi është blerë sot me 135.5 lekë dhe është shitur me 136.5 lekë.
Franga zvicerane është rritur lehtshëm nga dje duke u blerë sot me 114.3 lekë dhe duke u shitur me 115.3 lekë, referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.