Kursi i Këmbimit/ “Ngrijnë” euro dhe dollari amerikan por bien franga dhe paundi britanik
Në tregun valutor vendas dollari amerikan blihet me 104.50 lekë dhe shitet 105.20 lekë duke ruajtur të njëjat nivele me javën e kaluar.
Monedha europiane Euro blihet 123.70 lekë dhe shitet 124.20 lekë. Edhe euro mban të njëjtin nivel me javën e kaluar.
Ndërsa Franga zvicerane blihet 115 lekë dhe shitet 116 lekë duke njohur rritje pasi të premten e kaluar. Paundi britanik blihet 135.70 lekë dhe shitet 136.70 lekë duke njohur një rënie të konsiderueshme në krahasim me javën e kaluar kur blihej 136.50 lekë dhe shitej 137.60 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.