Kursi i këmbimit/ Paundi ‘kërcen’ përballë lekut. Ndikon rezultati i zgjedhjeve! Dollari shënon rënie
Rezultati i zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar është reflektuar me një rritje të menjëhershme të paundit britanik në tregjet valutore. Ashtu si përballë dollarit amerikan dhe euros, paundi britanik ka njohur një “kërcim” në vlerë edhe përballë lekut shqiptar.
Në tregun valuator vendas paundi britanik blihet me 145 lekë dhe shitet me 147.50 lekë. Një ditë më parë, Paundi britanik blihej 144.3 lekë dhe shitej me 145.1 lekë.
Ndërkohë, monedha europiane EURO blihet me 122.10 lekë dhe shitet me 122.80 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, euro nuk ka pësuar ndonjë ndryshim në raportet e këmbimit.
Sa i përket dollarit amerikan,në tregun valuator shqiptar këmbehet duke u shitur me 109.30 lekë dhe duke u blerë me 110.30 lekë. Në krahasim me një ditë më parë, dollari amerikan ka njohur rënie. Një ditë më parë dollari amerikan blihej me 109.6 lekë dhe shitje me 110.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.