Kursi i këmbimit, rekord rajonal – Raporti i BB: Në Shqipëri, dollari dhe euro kanë pësuar rënien më të madhe
Shqipëria është vendi në të cilin dy valutat kryesore, euro dhe dollari kanë pësuar zhvlerësimin më të madh në harkun e një viti, mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këtë gjë e thotë Banka Botërore në raportin më të fundit periodik për rajonin. Banka Botërore në raport e ilustron mjaft mire me grafik këtë.
Ngjyra blu tregon Shqipërinë dhe në rastin e dollarit amerikan është e qartë se ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm në vitin e fundit, si në asnjë vend tjetër të rajonit. Zhvlerësimi fiksohet në rreth 9%. E njëjta gjë vlen edhe për monedhën e përbashkët europiane, paçka se zhvlerësimi është më i vogël, në masën 5%, edhe këtu Shqipëria rezulton të jetë vendi ku norma e këmbimit euro-lek ka pësuar luhatjen më të madhe në harkun e një viti. Në të dyja rastet, në favor të monedhës vendase.
Në rastin e dollarit amerikan, vetëm në Mal të Zi dhe Kosovë, ka pasur zhvlerësim të monedhës vendase. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë qartë se, të paktën gjatë vitit të fundit, kursi i këmbimit mes dy valutave kryesore në vendin tonë është bërë mëse i luhatshëm, më shumë se në çdo vend tjetër të rajonit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.